13 rastet e fundit/Nga këto komuna vijnë të infektuarit

Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 113 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 10 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Vushtrri, 1 rast Mihaliq dhe 1 rast Ceceli), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.