75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

13 të vdekur nga moti i keq në Evropë

Vetëm gjatë jave, si pasojë e motit ekstrem në Evropë, kanë humbur jetën 13 persona, të cilët janë kryesisht nga Zvicra, Austria dhe Gjermania.

Qindra persona kanë mbetur të bllokuar në rajonet alpine për shkak të rrezikut të orteqeve, ndërkohë që erëra të forta  kanë ndikuar në anulimin e shumë fluturimeve.

Në Norvegji, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, janë pezulluar kërkimet për gjetjen e katër skiatorëve, tre finlandezë dhe një suedez, të cilët besohet se janë  mbuluar nga një ortek.

Në Rumani temperaturat kanë arritur në -24 gradë Celsius dhe dje u gjet edhe trupi i një të moshuari, në zonën e Karpateve.

Në Austri, qindra persona janë bllokuar nëpër shtëpi, mes rrugëve të bllokuara dhe ndëprerjes së energjisë elektrike. Shkollat janë mbyllur gjithashtu.

Në Holandë, transporti është pothuajse plotësisht i bllokuar. Kompania ajrore KLM ka anuluar 159 fluturime nga dhe drejt Evropës.

Ngricat nuk kanë kursyer as jugun e Evropës. Shkollat në Athinë dhe në periferi të saj janë mbyllur për shkak të dëborës, që ka prekur edhe ishujt.