75 Mall Live Search
18:39 / E Premte, 18 Tetor 2024 / MSH

13 vjeçari në Podujevë humb vitin shkollor, babai fajëson mësimdhënësit: E quajtën mikrob, kujdestari e ngeli me qëllim

Viti i ri shkollor ka nisur gati qe 2 muaj, e Sh. Neziri (13 vjeçar) nga fshati Bellopojë e Podujevës nuk e ka ndjekur mësimin as edhe për një ditë të vetme.

Nezir Hajdini fajëson mësimdhënësit e shkollës fillore “Afrimi e Fahriu”, në fshatin Lluzhan, për trajtim jo të mirë, ofendime e bullizime që sipas tij u bën në vazhdimësi fëmiut të tij,

Sipas Nezirit, interesimi i fëmiut të tij ka rënë për fajin e mësimdhënësve.

Arbër Ymeri i emëruar në postin e drejtorit të kësaj shkolle muajin e kaluar, thotë se me rastin është njoftuar, me fillimin e vitit shkollor.

Ymeri, përmend mungesat e shumta të nxënësit, derisa thotë se kërkesa e prindit të fëmiut që të krijohet një komision rivlerësues, është i pamundur.

Megjithëse kanë kaluar disa javë, 13 vjeçari ende ka ndjekur procesin mësimor për as edhe një ditë të vetme.