13 vjeçarja lindi fshehurazi një fëmijë, e la në hyrjen e shtëpisë së mësueses së saj
Një vajzë 13-vjeçare Baker, në Lousiana, lindi fshehurazi një fëmijë dhe e la në hyrjen e shtëpisë së mësueses së saj.
“Fëmija ishte i shëndetshëm,” tha Shefi i Policisë Baker, Carl Dunn, raportoi ËBRZ. Kur fëmija u gjet, kordoni i kërthizës ishte akoma i bashkangjitur.
Policia tha që vajza adoleshente nuk e dinte që ishte shtatzënë deri sa lindi të dielën në mëngjes. Vajza më pas provoi pastrimin e vendit të ngjarjes dhe e hodhi fëmijën në shtëpinë e mësuesit të saj, transmeton Indeksonline.
#ICYMI: 13-year-old secretly gives birth, leaves baby on Baker teacher's front porchhttps://t.co/VSD1hOY5wp pic.twitter.com/qMTow1gCoC
— WBRZ News (@WBRZ) October 17, 2017
Prindërit e saj nuk e kishin idenë që ajo ishte shtatzënë, tha policia.
Mësuesja dëgjoi një trokitje në derën e saj dhe kur e hapi, pa vetëm fëmijën.
Fëmija tani është në kujdestarinë e Departamentit të Fëmijëve dhe Familjeve./Indeksonline/