21:22 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

13-vjeçarja mbetet shtatëzënë nga një 10-vjeçar!

Një nxënëse 13-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një djalë i moshës 10- vjeç në Rusi, raportojnë media lokale.

Fëmijët studiojnë në shkolla të ndryshme në territorin Krasnoyarsk në Siberi, por kuptohet se kanë qenë miq që kur ishin më të vegjël.

Vajza shtatzënë po planifikon ta mbajë fëmijën dhe familja e saj po e mbështet atë vendim, transmeton Indeksonline.

Policia ka nisur një hetim për rrethanat dhe shkolla e vajzës ka thënë se ata do të ofrojnë çdo ndihmë të mundshme.

Krasnoyarsk the capital of the Krasnoyarsk Territory in Siberia, Russia (stock image)

Në një deklaratë policia tha: “Më 13 janar 2020, policia pranoi informacione nga mjekët e Institucionit Federale të Shëndetit të Buxhetit të Shtetit KB Nr. 51 të qytetit të Zheleznogorsk se një nxënëse 13-vjeçare ishte shtatzënë. Komiteti Hetues i Federatës Ruse për Territorin Krasnoyarsk dhe Republikën e Khakassia kanë filluar një hetim dhe do të pasojë një vendim”.

Nga ana tjetër, dihet pak për djalin, por llogaritë në mediat sociale treguan se dyshja ishin shfaqur si të “martuar” në profilet e tyre.

Një pediatër lokal Nikolai Skorobogatov ka shprehur dyshime nëse djali është me të vërtetë babai.

“Teorikisht, kjo është e mundur”, tha mjeku.

 “Unë nuk di asgjë për këtë rast të veçantë, por ndjej se djali mund të ishte fajësuar ndërsa një tjetër ka mbarsur vajzën. E gjithë kjo, natyrisht, verifikohet shumë lehtë me ndihmën e një testi, i cili sigurisht do të bëhet”, ka shtuar tutje ai.

Ndryshe rastin po vazhdon të hetohet ende! /Indeksonline/