21:28 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

13 vjeçarja shtatzënë bënë vetëvrasje, pasi që u dhunua nga 6 burra

Një 13 vjeçare ka kërcyer nga kulmi i shtëpisë dhe ka gjetur vdekjen pasi që ishte dhunuar nga 6 burra.

Ngjarja trishtuese kishte ndodhur më 11 nëntor në Tailandë, përkatësisht në Bangok, me ç’rast 13 vjeçarja Pinkie kishte qenë shtatzënë, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Deri më tani janë identifikuar dy të dyshuar dhe një është arrestuar deri më tani nga policia tailandeze.

Përdhunimin e vajzës e kishte raportuar e ëma në organet e rendit, ku 13 vjeçarja ishte përdhunuar për një natë nga gjashtë burra.

Nëna e saj kishte vrapuar në drejtim të së bijës që ta ndalojë para se të kërcejë nga kulmi i ndërtesës por si duket nuk kishte arritur në kohë që ta ndalojë ngjarjen e tmerrshme./Indeksonline/