11:12 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

13 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se rreshtimi i Kosovës kah vlerat perendimore duhet të jetë i pakompromis. 


Haradinaj në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se kjo ishte ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. 


“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GjND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se rruga e vetme e Kosovës është kah vlerat perendimore. 


“Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, është shprehur Haradinaj.