75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / L K

130 milionë franga vlera e dëmit, Zvicra del me njoftim për dëmtimin e tunelit

Tuneli rrugor i katërti në botë për nga gjatësia, Gotthard në Zvicër nuk do të jetë funksional deri në shtator të vitit të ardhshëm.

Kjo për shkak të dëmtimeve që ka pësuar pasi një tren mallrash doli në gusht nga shinat dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Autoritetet zvicërane sot kanë dalur në konferencë dhe kanë njoftuar vlerën e dëmeve.

Vlera e dëmit raportohet se është rreth 130 milionë franga.

“Ne e dinim që në fillim se kishim shumë dëme. Prandaj, ne filluam punën menjëherë”, thotë CEO i SBB, Vincent Ducrot.

Puna e pastrimit përfundoi në fund të shtatorit, ndërsa tani pritet të fillojë puna e rikonstruktimit.

“Vendosëm të rinovojmë plotësisht shtatë kilometrat që u dëmtuan. Gjithçka është zëvendësuar. Si rezultat, puna e riparimit po zgjat shumë më tepër sesa pritej fillimisht. Funksionimi i tunelit nuk mund të ndodhë deri në shtatorin e vitit 2024″ thuhet në njoftim./Indeksonline/