130 pacientë me Covid19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 21 prej tyre në gjendje të rëndë

130 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Bëhet e ditur se sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë me respirator (CPAP), 89 janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
5 Pacientë janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit nga Covidi-19.
Ndryshe gjatë 24- orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 166 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 14 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme dhe kanë lindur 3 foshnja, 1 e gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. 214 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.110 sosh, ndërsa janë kryer 9 operacione.