08:14 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

1.316 gjoba për shkelje ligji në trafik gjatë 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi një mijë gjoba. Saktësisht janë shqiptuar 1 mijë e 316 gjoba për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Ndërsa po ashtu është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 22 persona, e 11 janë dërguar në mbajtje, transmeton IndeksOnline.