75 Mall Live Search
11:31 / E Mërkurë, 05 Korrik 2023 / k.v

133 policë mbajnë pozita pa e plotësuar kriterin e gradës, nisin përgatitjet për procesin e ri të gradimit

Një numër i stafit policor vazhdon të jetë i sistemuar në pozita të punës pa e plotësuar kriterin e gradës që e kërkon ajo pozitë sipas strukturës organizative. Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 133 zyrtarë policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartë se sa grada që  aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit. Në raport me vitin 2021, numri i zyrtarëve gjatë vitit 2022 është zvogëluar nga 193 në 133.

Këto janë të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit në raportin për vitin 2022 që është publikuar para një jave.

Sipas raportit, Policia e Kosovës është në fazën e përgatitjeve për shpalljen e konkursit për procesin e gradimit, i cili  konkurs është ndikuar nga struktura organizative e policisë e cila ka qenë në plotësim-ndryshim.

Në rekomandimin e dhënë nga ZKA thuhet se Ministri i Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së duhet të sigurojnë që sistemimi i stafit policor në pozita të bëhet pas plotësimit të gradave dhe kushteve për vendin e caktuar të punës dhe që  procesi i gradimit është duke u zhvilluar për të ju përgjigjur nevojave të PK-së.

Pjesë nga raporti i ZKA-së:

Çështja C1 – Ushtrimi i pozitave të punës në mospërputhje me gradat e fituara

Gjetja – Udhëzimi Administrativ (UA) Nr. 02/2018 për rregullimin e marrëdhënies së punës në Policinë e  Kosovës (PK), përkatësisht neni 39 paragrafi 3 përcakton se: me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë secili zyrtar i Policisë mund të caktohet në një vend të punës apo transferohet prej një vendi në vendin tjetër të punës nëse i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara për atë vend të punës, pa marrë parasysh nivelin, pozitën apo gradën. Udhëzimi Administrativ nr.02/2019 për procedurën e gradimit për zyrtarët policor përcakton kriteret që duhet t’i plotësoj secili Zyrtar Policor për pjesëmarrje në gradim dhe procesin e testimit që duhet t’i nënshtrohet për të marrë gradën e caktuar. Struktura organizative e Policisë së Kosovës përcakton gradën e kërkuar për secilën pozitë të punës.

Një numër i stafit policor vazhdon të jetë i sistemuar në pozita të punës pa e plotësuar kriterin e gradës që e kërkon ajo pozitë sipas strukturës organizative. Sipas të dhënave nga njësia e personelit, 133 zyrtar policor vazhdojnë të mbeten të sistemuar në pozita ku kërkohet gradë më e lartëse sa grada që  aktualisht e kishin arritur të punësuarit përmes procesit të rregullt të gradimit. Në raport me vitin  paraprak numri i zyrtarëve është zvogëluar nga 193 në 133.

Policia e Kosovës është në fazën e përgatitjeve për shpalljen e konkursit përprocesin e gradimit, i cili  konkurs është ndikuar nga struktura organizative e policisë e cila ka qenë në plotësim-ndryshim.

Ndikimi Sistemimi i stafit në pozita që nuk janë në përputhje me gradën adekuate mund të ndikojë që pozitat e punës të ushtrohen nga persona me mungesë të kompetencës profesionale./IndeksOnline/