75 Mall Live Search
08:57 / E Premte, 08 Gusht 2025 / H F

136 aksidente trafiku gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 41 aksidente me të lënduar dhe 95 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2498 gjoba trafiku.

Brenda 24-orëve të fundit policia ka arrestuar 17 persona, prej të cilëve 8 ka dërguar në mbajtje dhe 3 persona në vuajtje dënimi.