75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

136 persona të arrestuar dhe 111 policë të plagosur gjatë trazirave mbi vrasjen e një të riu izraelito-etiopian nga një polic

Sipas policisë së Izraelit, mbi njëqind njerëz janë arrestuar në gjithë vendin pas protestave që janë bërë për shkak që një i ri izraelito-etiopian është vrarë nga një oficer i policisë i cili ishte jashtë detyrës.

Protestat u shndërruan në trazira të dhunshme pas ceromonis së varrimit të 19-vjeçarit Solomon Tekah. Policia raportoi 136 arrestime dhe 111 oficerë të plagosur në të gjithë vendin, shkruan jns përcjell indeksonline.

Sipas policisë, megjithëse u bë  përpjekje për të vepruar me përmbajtje, kur gjërat u bënë të dhunshme, ata u detyruan të vepronin.

Të arrestuarit po mbahen për sulme ndaj oficerëve të policisë, vandalizmit dhe prishjes së rendit publik tha policia.

Tekah u qëllua në lagjen Haifa të Kiryat Haim të dielën, kur një oficer i policisë jashtë detyrës u përpoq të ndalë  një përleshje midis disa të rinjve në një shesh lojrash të cilin  ai po vizitonte me gruan dhe fëmijët e tij.

 Oficeri pohon se pasi ai u tregoi se është polic, të rinjtë filluan të hedhin gurë tek ai. .

Zyrtari pretendon se plumbi u rikthye dhe goditi Tekah në gjoks dhe ishte aksidentale.

Versioni i policëve të ngjarjes  thuhet se është hedhur poshtë nga një dëshmitar okular i të shtënave.

Zyrtari u arrestua me dyshimin për vrasje të paligjshme, por më vonë u lirua nga burgu.

 Ai u vendos nën mbrojtjen e policisë për shkak të frikës për sigurinë e tij.

Demonstruesit vazhduan të bllokonin rrugët kryesore gjatë natës së të martës.

Imazhet e makinave të djegura dhe rrugët me mbeturina kanë qarkulluar në mediat sociale. /IndeksOnline/