75 Mall Live Search
22:01 / E Diele, 26 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Maskohet” Albin Kurti dhe largohet nga sheshet e Prishtinës (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti sonte është larguar nga arresti shtëpiak duke u bashkuar me festën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë. Bashkë me të festës i është bashkuar edhe deputetja tjetër e kësaj partie, Donika Kadaj-Bujupi.

Me këtë rast Kurti ka qëndruar pranë bashkëpunëtorëve të tij dhe në prani të shumë aktivistëve të Vetëvendosjes në sheshet e Prishtinës.

Por pas përfundimit të festës, Kurti është larguar nga sheshet duke vazhduar tutje për në shtëpi, i siguruar nga dhjetëra aktivistë të shumtë të Vetëvendosje të cilët e përcollën atë./Indeksonline/