75 Mall Live Search
15:20 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / B O

14.500 euro në të zezën, gjakovari kapet në kufi me BMW

Një shumë prej 14 500 eurosh është sekuestruar sot në pikën kufitare të Morinës, ndërkohë që është proceduar penalisht një shtetas kosovar.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin me inicialet K. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 49 vjeç, banues në Gërçinë, Gjakovë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.