75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / Gj Sh

14 persona të dyshuar intervistohen në Gjilan për falsifikim të rezultateve të votimit

14 persona janë intervistuar deri tani në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me prokurorinë e shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë.

“Hetimet po vazhdojnë, deri tani janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me prokurorinë e shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë, këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit”, ka deklaruar Hashani.