14 persona të prekur me Covid-19 – në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Gjatë 24- orëve të fundit në Spitalit e Pejës janë shëruar 6 persona, ndërsa aktualisht në këtë spital po trajtohen 65 pacientë me Covidin-19, transmeton IndeksOnline.
Ndërkaq në raportin e përditshëm të këtij spitali bëhet e ditur edhe gjendja e pacientëve, duke treguar se 2 janë në respirator, 45 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.
19 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.
Nga ana tjetër kemi edhe lajme të mira. Në këtë spital janë kryer 5 lindje gjatë 24-orëve të fundit, 2 lindje normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnja, të gjithë të gjinisë mashkullore.
Po ashtu gjatë 24-orëve të fundit, 216 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë 2.904 sosh, ndërsa janë kryer 4 operacione.
Gjatë 24- orëve të fundit janë kryer 133 shërbime radiologjike dhe prej tyre 97 rëntgen, 21 EHO dhe 15 me CT.