75 Mall Live Search
22:26 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

14 raste të reja në Prizren me COVID19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19.

“Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë”, ka shkruar ai./Indeksonline