14 rastet e fundit me COVID-19 janë nga këto komuna, numri i përgjithshëm shkon mbi 1 mijë

14 raste të reja të infektuar me koronaivrus janë konfirmuar së fundi nga IKShPK.
Rastet pozitive me COVID-19 janë raste kontakti.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).
Gjithashtu sot janë shëruar edhe tri raste, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e tre persona./Indeksonline/