75 Mall Live Search
21:43 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

14 rastet e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

14 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sonte nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet pozitive me koronavirus janë raste kontakti nga komuna e Gjilanit 9 (sipas vendbanimit, 8 raste në Gjilan dhe një rast në Livoç të Epërm. Komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Nga testimet e fundit numri i të infektuarve shkon në 884, kurse numri i të shëruarve në 655./Indeksonline/