75 Mall Live Search
09:22 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes 14-vjeçarja – i shpërthen telefoni nën jastëk

Një nxënëse vdiq pasi telefoni i saj derisa po karikohej shpërtheu në jastëkun e saj ndërsa ajo flinte.

Alua Asetkyzy Abzalbek, 14 vjeç, shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në Bastobe, Kazakistan.

Të nesërmen në mëngjes ajo u gjet e vdekur me baterinë e telefonit që shpërtheu afër kokës, përcjellë Indeksonline.

Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq menjëherë.

Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes siç ngarkohej, sipas raporteve lokale.

Vdekja e saj u përshkrua si një ‘aksident tragjik’.

Marka e telefonit nuk u bë e ditur./Indeksonline/