20:56 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

14 vjet nga incidenti i famshëm mes Zidanes dhe Materazzit

Kanë kaluar 14 vjet, por incidenti i Zidanes dhe Materazzit në finalen e Kupës së Botës mes Francës e Italisë në vitin 2006 ende është në memorien e tifozëve të futbollit.

Goditja e famshme me kokë e Zidanit në gjoksin e Materazzit ishte fatale për kombëtaren e Francës, transmeton Indeksonline.

Futbollisti francez u ndëshkua me karton të kuq dhe la shokët e skuadrës në ‘baltë’ në finalen e Kupës së Botës.

Mbrojtësi italian në intervista të shumta ka treguar se çka kishte ndodhur në atë rast.

“Goditja me kokë e Zidane? Unë nuk e prisja atë në atë moment. Kam qenë me fat që tërë episodi më gjeti në befasi sepse nëse do të kisha pritur diçka si kjo dhe të kisha qenë gati për të, jam i sigurt që të dy do të kishim përfunduar jashtë”, shpjegoi fillimisht Materazzi.

“Kishte kontakte të pakta mes nesh në zonë. Ai kishte shënuar golin e Francës në pjesën e parë dhe trajneri ynë Marcello Lippi më tha ta markoja atë. Pas fërkimit të parë mes nesh, unë kërkova falje, por ai reagoi keq”

“Pas përplasjes së tretë, unë u zemërova dhe ai më tha: “Unë do t’ju jap fanellën time më vonë”. Unë iu përgjigja se më mirë do ta kisha motrën e tij sesa fanellën e tij”, kishte thënë mbrojtësi italian./Indeksonline/