75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / L K

14 vjet nga konstatimi i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, Abdixhiku: LDK-ja krenare për rolin e saj në GJND

Sot janë bërë 14 vjet nga konstatimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK-ja luajti rol të madh në këtë proces dhe se ndohet krenar për këtë.

“Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike.
Kosova, në gjithë këtë periudhë me sfida ishte krah aleancës së pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe miqve të tjerë ndërkombëtar.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces, dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës” thuhet në reagimin e Abdixhikut./Indeksonline/