75 Mall Live Search
16:13 / E Martë, 18 Janar 2022 / B O

Rooney ose Lampard? Skuadra e madhe angleze shpejt bëhet me trajner të ri

Shkarkimi i Rafa Benitez e ka detyruar Evertonin të kërkooj një emër të ri për menaxher të skuadrës.

Wayne Rooney dhe Frank Lampard janë dy alternativat e mundshme të cilat drejtuesit po i shqyrtojnë me kujdes, për t’iu besuar më pas edhe drejtimin e skuadrës.

Rooney është aktualisht trajner i Derby County në Championship, ndërsa legjenda e Chelseat është aktualisht i lirë.

Drejtuesit e Evertonit do t’i takojnë dy ish-yjet e futbollit dhe do të kërkojnë planin e tyre dhe kushtet e kërkuara.

Raportohet se dy trajnerët janë të interesuar të marrin këtë detyrë dhe se kjo dilemë do marrë fund gjatë kësaj jave./Indeksonline/