75 Mall Live Search
16:35 / E Premte, 28 Mars 2025 / FR

144 të vdekur dhe 732 të plagosur në Mianmar

Rreth 144 persona kanë vdekur dhe 732 janë plagosur deri më tani në Mianmar, pas tërmetit që goditi qendrën e vendit.

Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit, Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten.

Bëhet e ditur se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taw, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay.

Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taw dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake.