75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Rusia planifikon sulmet e radhës, ka dhjetëra mijëra ushtarë në dispozicion

Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky, thotë se Rusia është duke përqendruar dhjetëra mijëra ushtarë për ofensivën e radhës.

Këtë deklaratë, Zelensky e bëri gjatë një bashkëbisedimi me ligjvënësit e Koresë së Jugut, të cilëve u tha se Rusia nuk do të ndalet derisa të jetë e detyruar për të bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë, sipas kreut të Çeçenisë, Rusia është duke planifikuar të pushtojë Kievin dhe qytetet përreth tij.

Me qëllimet zgjeruese të Rusisë ka lindur edhe frika e përdorimit të armëve të rrezikshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ekziston mundësia që Rusia të përdorë municion me fosfor në qytetin e Mariupolit.

Luftimet janë duke u intensifikuar në të gjithë vendin.

Sot u rrezuan dy avionë ukrainas pranë qytetit Izyum, teksa një tjetër sistem raketash u shkatërrua pranë Dnipros.

Katër dronë dhe një helikopter ukrainas dyshohet të jenë goditur në zonat lindore të vendit, aty ku duket të jetë fronti i ri i luftës./Indeksonline/