07:09 / E Martë, 16 Mars 2021 / AR

15 gjëra që çdo çift duhet t’i diskutojë përpara se ta çojë lidhjen në nivelin tjetër!

Një nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit divorcohen, është edhe më e thjeshta: Komunikimi. Mungesa e një komunikimi të drejtpërdrejtë mes një çifti sjell gradualisht një sërë problemesh, që në fund përmblidhen në një ndarje ose në rastin më të keq në një divorc.

Ka disa pika kyçe diskutimi, për të cilat një çift duhet të diskutojë përpara se të vendosë të marrë hapin e rëndësishëm të kurorëzimit të një lidhjeje:

1. Si do kombinohen financat?

2. Cilat janë borxhet që ke?

3. Si do kursejmë për pensionin?

4. Planifikon të kesh fëmijë?

5. Çfarë do bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë fëmijë?

6. Si do i ndajmë punët e shtëpisë/punët e përditshme?

7. Çfarë konsideron me “tradhti”?

8. Cilat janë ëndrrat dhe planet e të ardhmes?

9. Çfarë janë veprimet specifike që s’do i toleroje pas martese?

10. Si do të kujdesemi për prindërit tanë?

11. Cila është historia e shëndetit dhe e shëndetit tënd mendor dhe të familjes?

12. Ku mendon të jetosh?

13. Sa kohë dëshiron të shpenzojmë bashkë normalisht?

14. Cilat janë pritshmëritë e tua për jetët tona sociale?

15. Cila është/do të jetë marrëdhënia me vjehërrit e ardhshëm?

Burimi: Psychology Today, Bright Side