75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

15 lindje gjatë vikendit në Spitalin e Pejës, rritet edhe numri i pacientëve me Covid-19

Spitali i Pejës ka qenë i ngarkuar gjatë vikendit që lamë pas. 15 lindje kanë ndodhur në vikendin e fundit, nëntë të gjinisë femërore dhe gjashtë të gjinisë mashkullore.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19, 51 pacientë janë në oksigjeno-terapi, tre pacientë janë në CPAP, ndërsa nga 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë./Indeksonline/