75 Mall Live Search
12:31 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / C E

15 milionë euro e ndajnë Barcelonën nga marrëveshja me yllin e Manchester Cityt

Barcelonën dhe Manchester Cityn e ndajnë vetëm 15 milionë euro nga marrëveshja për transferimin e Ferran Torres.


Sipas “Mundo Deportivo”, Barça është e gatshme të ofrojë 45 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili iu bashkua Cityt nga Valencia në gusht të vitit të kaluar.


Trajneri i Cityt, Pep Guardiola mendon se ai vlen të paktën 60 milionë euro, megjithatë është e paqartë nëse të dy klubet do të arrijnë një kompromis përfundimtar në janar.


Torres po shihet si një alternativë shumë e mirë e Xavit për të ploësuar hendeku e madh në sulmin katalonas. /IndeksOnline/