75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

15 ministra polakë në karantinë

15 ministra të qeverisë polake janë në karantinë pas njoftimit se ministri 29-vjeçar i mjedisit, Michal Wos rezultoi pozitiv për koronavirus, ka thënë shefi i shtabit të kryeministrit, Michal Dworczyk.

Wos njoftoi se ai doli pozitiv me virusin të hënën në mbrëmje. Ai tha se ndihej mirë. Takimi i fundit i qeverisë u mbajt më 10 mars.

Sipas Dworczyk, nëntë nga 24 ministrat munguan në atë takim, përfshirë kryeministrin Mateusz Morawiecki dhe ministrin e shëndetësisë, Lukasz Szumowski, raporton BBC.

Ministrat e mbetur u testuan të hënën në mbrëmje dhe janë në karantinë në pritje të rezultateve që duhet të dihen më vonë sot.

Në Poloni janë 177 raste të konfirmuara me katër vdekje.