16:33 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

15 minuta, dy gola – Feronikeli po luan ‘pilifunc’ me Vushtrrinë

Skuadra e Feronikelit e ka rifilluar furishëm sezonin në Superligë.

Pas 15 minutave, skuadra nga Drenasi ka shënuar dy gola të shpejta kundër Vushtrrisë, transmeton Indeksonline.

Golat për Niklin i shënuan Harom në minutën e 9-të dhe Zeka në të 16-tën.

Në rast të fitores Feronikeli ka shpresë për një kualifikim në gara evropiane.

Kurse, Vushtrria në rast se pëson humbje mund të thuhet lirisht se është përshëndetur me Superligën./Indeksonline/