09:08 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

15 orë brenda frigoriferit temperatura-25 gradë, zbulohet vdekja e tmerrshme e 39 personave, në Angli

Lajmi i djeshëm nga Britani e Madhe, ku tregonte për vdekjen e 39 personave shokoi mbarë botën. 39 viktimat u gjetën të vdekur brenda një kamioni.

Ekspertët kanë filluar hetimet dhe bëhet e ditur se viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.

Ata hipën në një kamion për të mbërritur në destinacion, por mbërritën të vdekur në Britaninë e Madhe. Ekspertët thonë se emigrantët u futën në brenda frigoriferëve. Mendohet se temperatura brenda frigoriferit ishte -25 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se thirrjet e tyre për ndihmë ranë në vesh të shurdhët pasi shoferi nuk i dëgjonte dot. Vdekja e tyre ishte e ngadaltë dhe e tmerrshme pasi kaluan mbi 15 orë udhëtim në temperaturë -25 gradë Celsius.

Kur kamioni mbërriti në Britaninë e Madhe, nuk kishte gjë tjetër veçse një “tufë” me trupa të vdekur.