15 orë pa energji elektrike në fshatin Gllamnik të Podujevës
Banorët e fshatit Gllamnik, në komunën e Podujevës, po përballen me mungesë të energjisë elektrike tash e 15 orë.
Ndërprerja e gjatë ka shkaktuar vështirësi të shumta për familjet, duke ndikuar në përditshmëri dhe në funksionimin normal të amvisërive.
Ende nuk ka njoftim zyrtar lidhur me arsyen e ndërprerjes apo kohën e rikthimit të furnizimit me energji elektrike, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë nga institucionet përgjegjëse. /IndeksOnline/

