07:51 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / AR

15 pyetje që mund t’i bësh në takimin e parë


Ka një siklet të madh për gjërat që do ta pyesësh personin me të cilin po del në takim të parë, pasi nuk e njeh edhe aq mirë, ose vetë ti je si në gjemba.
 
Gjithsesi, ti e di që Anabel të gjendet pranë në këto raste, ndaj ja ku i ke plot 15 pyetje që mund t’i bësh në takimin e parë, për të zbuluar dhe kuptuar më shumë.
 
Çfarë të shtyu të më ftosh/ dalësh (me) mua në takim?

Në ç’fazë të jetës je tani? Çfarë kërkon saktësisht nga një partner potencial?

Çfarë ka vërtet rëndësi për ty, familja, paraja, miqtë, karriera, diçka tjetër?

A ka ndonjë çështje politike që të shqetëson për momentin? Cila është kauza që ti mbështet?

Si e gjen balancën mes punës dhe jetës private?

Ç’plane ke për pushimet?

Si i ke punët me kompromisin? A lëshon pe dhe bën kompromise?

Cilët janë elementet që e bejnë një marrëdhënie të shëndetshme?

Si i përballon konfliktet?

Cili është një problem që ke hasur në lidhjet e shkuara dhe që ende po punon për ta përmirësuar?

Cili është personi me të cilin flet më së shumti?

Dhurata më e madhe dhe më e bukur që ke marrë ndonjëherë?

Cili ishte mendimi i parë për mua?

Sa kohë shpenzon në rrjetet sociale?

Si e mendon të ardhmen?