18:58 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

15 pyetjet që parashikojnë nëse marrëdhënia juaj do zgjas për jetë!

Një ekspert i marrëdhënieve në çift, Gary W Lewandowski, profesor i psikologjisë në Universitetin Monmouth ka dalë me një listë prej 15 pyetjesh, për të deshifruar nëse marrëdhënia juaj romantike është e mirë për ju?

Kështu, sipas tij, nëse i përgjigjeni këtyre pyetjeve me “PO”, atëherë do të thotë se jeni me partnerin e duhur dhe se marrëdhënia juaj do zgjas për jetë, shkruan Indeksonline.

  1. A ju bën partneri juaj një person më të mirë, dhe a bëni të njëjtën gjë për të?
  2. A jeni ju dhe partneri juaj të kënaqur me ndjenjat e njëri-tjetri, duke qenë i afërt dhe i aftë të shmangni shqetësimet vetëm të mos të hidhëroni tjetrin?
  3. A e pranoni ju dhe partneri atë çka jeni, pa u përpjekur të ndryshoni njëri-tjetrin?
  4. Kur lindin mosmarrëveshje, mosmarrëveshje, a komunikoni ju dhe partneri juaj me respekt dhe pa mospërfillje dhe negativet?
  5. A e ndani konsultoheni me partnerin tuaj për vendimmarrje, e ndani fuqinë dhe ndikimin në marrëdhënie?
  6. A është partneri juaj miku juaj më i mirë, dhe anasjelltas?
  7. A përdorni më shumë fjalën “ne”, në vend të “ju” ose “unë”?
  8. A ja besoni partnerit tuaj fjalëkalimet në media sociale dhe llogaritë bankare?
  9. A keni mendime të mirë për njëri-tjetrin, pa pasur pikëpamje të mbingarkuar?
  10. Miqtë e juaj të ngushtë a mendojnë se ju keni një marrëdhënie të shkëlqyer që do zgjas tërë jetën?
  11. A është marrëdhënia e juaj pa mashtrime, xhelozi dhe sjellje kontrolluese?
  12. A keni ju dhe partneri juaj të njëjtat vlera dhe mendime kur vjen puna te politika, feja, rëndësia e martesës, dëshira për të pasur fëmijë (ose jo) dhe mendimin rreth prindërve?
  13. A jeni ju dhe partneri juaj i gatshëm të sakrifikoni nevojat tuaja, dëshirat dhe qëllimet për njëri-tjetrin?
  14. A keni personalitete të këndshme dhe emocionale ju dhe partneri juaj?
  15. A pajtoheni ju dhe partneri juaj seksualisht?

Pra, nëse të gjitha këto kanë përgjigje “Po”, ose shumica prej tyre, atëherë lidhja juaj ka gjasa të mëdha të zgjatë gjatë gjithë jetës./Indeksonline/