75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 19 Prill 2022 / OSH

​15 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë raportuar 15 raste të reja me koronavirus nga 650 testime dhe fatmirësisht asnjë me përfundim fatal.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 84 persona janë shëruar në 24 orët e fundit dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Rastet e reja janë regjistruar 9 në Tiranë, nga dy qytetarë në Fier, Berat, nga një në Divjakë dhe Sarandë. Janë 297 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Shqipëria ka regjistruar deri më sot 274.535 raste me koronavirus, prej tyre 270.742 janë shëruar, 297 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.