75 Mall Live Search
22:52 / E Enjte, 25 Dhjetor 2025 / B XH

15-shi i LDK-së: Me 28 dhjetor qytetarët do të zgjedhin shpresën duke votuar LDK-në

Kandidatja për deputete nga LDK, Serbeze Kabashi -Muçaj po e vazhdon fushatën e saj në kërkim të votës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka shkruar se me 28 dhjetor qyetarët do të zgjedhin shpresën duke votuar për LDK-në.

“Në nëndegën e Istogut, mes qytetarëve, miqve, aktivistëve, përkrahësve dhe votuesve të LDK-së. Nga këtu e në mbarë Kosovën, jehon zotimi se më 28 dhjetor do ta zgjedhim shpresën”, ka shkruar ajo.

Serbeze Kabashi-Muçaj kandidon me numrin 15 në listën e LDK-së për deputete në zgjedhjet e 28 nëntorit. /IndeksOnline/

Postimi i plotë: