12:04 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

15 shkolla shpërfillen grevën e SBASHK-ut

SBASHK-u ka njoftuar me një komunikatë shtypi për ecurinë e grevës dyorëshe të mbajtur sot në nivel vendi, shkruan Indeksonline.

Kësaj thirrjeje për grevë të sindikalistëve të arsimit nuk i janë përgjigjur 15 shkolla në Kosovë.

Shkollat që nuk kanë respektuar thirrjene SBASHK-ut për grevë janë: Në Malishevë shkolla “Migjeni” Lubizhdë, shkolla “Petro Nini Laurasi” Llapçevë, në Kastriot (Obiliq) shkolla “Fazli Grajçevci”, Hade, shkollat “Faik Konica”, “Hasan Prishtina”, Ismail Qemajli” dhe “Iliria” Prishtinë, shkolla “Sejdi Kryeziu” Rogoqicë dhe “Asllan Thaçi” Karaqevë të Kamenicës. Në Kaçanik shkolla “Emin Duraku”, në Gjilan- “Nazim Hikmet” Dobërçan, në Deçan shkolla “Maxhun Çekaj” – Irzniq, shkollat “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan ,”Drita“ në Gelancë të Suharekës, që në përqindje i bie 1.35%.

Sipas SBASHK-ut “Në shumicën absolute, përkatësisht në mbi 98% të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe. Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore parauniversitare, përkatësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”.

“Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBASHK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit drejtues të SBASHK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe. Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh dhe atë:Nuk ishte në grevë edhe shkolla speciale në Mitrovicë, por përkrahë grevën. Për këtë institucion SBASHK-u ka mirëkuptim për arsye të natyrës së veçantë të punës atje. Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit drejtues do ta informojmë opinionin”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Indeksonline/