75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

15 vite nga vdekja e kriminelit, Sllobodan Millosheviq

Sot janë bërë 15 vite nga vdekja e kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq. Kasapi i Ballkanit vdiq me 11 mars të vitit 2006 në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës.

Krimineli Millosheviq po gjykohej atje për krimet e luftës të kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Bartësi i gjenocidit në Ballkan u varros në oborrit e shtëpisë së tij në Pozharevc.

Më 27 maj 1999, Tribunali i Hagës lëshoi ​​një aktakuzë kundër Millosheviçit. Ai u arrestua në 1 Prill 2001 dhe u ekstradua në Tribunal më 28 Qershor./Indeksonline/