75 Mall Live Search
12:36 / E Diele, 07 Shtator 2025 / Gj Sh

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin përsëri, 15 vite pas shuarjes.

Skuadra nga Suhareka, e cila ishte themeluar në vitin 1977 dhe përfundoi aktivitetin në vitin 2010, është rikthyer në skenën e futbollit tonë, shkruan IndeksOnline.

KF Studenqani rifillon garat nga Liga e Tretë, ku ndeshjen e parë e luan ditën e sotme me FC Arbana, në ora 15:00.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë./IndeksOnline/