15-vjeçari shqiptar sulmon me thikë një person, në Zvicër
Një grindje midis disa të rinjve ndodhi të shtunën mbrëma në “Chlauseinzug-Rickenbach” të Zvicrës.
Gjatë kësaj mosmarrëveshje, një 17-vjeçar u sulmua me thikë përderisa po udhëtonte.
Autori i dyshuar i këtij rasti është një 15- vjeçar shqiptar nga Shqipëria, i cili u arrestua nga policia në vendin e ngjarjes, raporton “Blick”, transmeton Indeksonline.
Arma e përdorur nga 15-vjeçari ishte një thikë e vogël e cila arrinte të mbahej edhe në xhep.
I riu e pranoi veprën dhe u la i lirë pasi u mor në pyetje gjatë të dielës.
Babai 15-vjeçarit tha se i vjen shumë keq për atë çfarë ka ndodhur dhe se tashmë djali i tij po konsultohet me një psikolog dhe se nuk është i gatshëm të prononcohet për media.