15:17 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

15 vjeçarja bëhet nënë, lind fëmijën e saj të parë në QKUK

Një 15 vjeçare e komuniteti rom sot ka sjellë në jetë foshnjë e saj të parë, në repartin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i gjinekologjisë, Naser Rafuna.

Lindja është kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotëm nga ekipi kujdestar. Rafuna ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është jashtë rrezikut për jetë. Se 15 vjeçarja ishte shtatzëne në dijeni ishin edhe familjarët e saj.

“Po është e vërtetë një vajzë 15 vjeçare sot e ka kryer lindjen në mënyrë operative në QKUK, nëna është mirë, fëmija është mirë. Të informuar kanë qenë edhe prindërit e vajzës, për rastin e njoftuar ka qenë edhe policia”, ka thënë zëvendës drejtori i gjinekologjisë, Naser Rafuna për Insajderin.

Ndryshe, reparti i Gjinekologjisë në QKUK të martën në mesditë ka raportuar në polici se një paciente e moshës së mitur, e cila i takon komunitetit rom pritet të lind fëmijë. Në lidhje me këtë rast është identifikuar i dyshuari i cili është i mitur, po ashtu i komunitetit ashkali, ndërkaq bëhet e ditur se dy të miturit kanë bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.