15 vjeçarja hidhet nga kati i dytë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, një 15 vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga banesa ku jetonte. 15-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit. Fatmirësisht impakti me tokën nuk ka qenë fatal për të miturën e cila aktualisht ndodhet e shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut që ka çuar të renë të ndërmarrë këtë veprim ekstrem.