75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

15-vjeçarja humbet në pyll, gjen vdekjen nga uria

Nora Anne Quoirin, një vajzë 15-vjeçare angleze me zhvillim të vonë mendor e cila humbi në një xhungël në Malajzi, humbi jetën për shkak të krizës së shkaktuar në aparatin tretës nga uria dhe stresi.

Kjo gjë u konfirmua nga policia, pas autopsisë së bërë në trupin e saj, e cila u gjet e pajetë disa ditë pas zhdukjes.

Megjithatë zyrtarët e policisë thanë se nuk ka prova që ajo të jetë rrëmbyer ose përdhunuar.

Vdekja e saj dyshohet se ka ndodhur rreth tre ditë para se të gjendej kufoma.

Trupi i së miturës u gjet të martën, pa veshje, rreth 2 kilometra larg resortit Dusun Resor, ku qëndronte me prindërit.

Ndërkohë ajo ishte denoncuar e zhdukur më 4 gusht.