15-vjeçarja nga SHBA-ja prek majat e tenisit botëror
Për ata të cilët mund të kishin shkruar 2 vjet më parë, frazën e përdorur për çdo talent: “Remember the name”, Amerikanja Coco Gauff nuk i la të stërzgjateshin duke ia kujtuar emrin.
Debutoi këtë vit në kategorinë senior, krahas emrave të mëdhenj si Serena Williams e Simona Halep. Motrën e kësaj të parës e mposhti në grandslamin që mbahet në vendlindjen e Gauffit, US Open.

Për t’i dhënë fund se diçka mund të ishte rastësi në këtë mes, Coco u përkujdes që këtë javë në sirtarin e saj ta shtonte trofeun e parë personal në WTA professional. Ajo triumfoi këtë jave, në Austri, në turneun që u mbajt në Linz, ku në finale mposhti një tjetër sensacion të tenisit, Jelena Ostapenkon nga Letonia./Indeksonline/