75 Mall Live Search
13:24 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / k.v

15 vjet shtet/ FSK dhe Policia parakalojnë shesheve të kryeqytetit (FOTO)

Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të kryeqytetit,  me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ata janë shprehur krenar me FSK-në dhe Policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet./IndeksOnline/