75 Mall Live Search
16:50 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

150 euro dënim për shoferin që u bëri presion gomave, dhe kaloi nga njëri shirit në tjetrin

Policia e Kosovës muajt e fundit dukshëm ka shtuar patrullimet, kjo pasi që numri i aksidenteve me fatalitet në vendin tonë dukshëm ka shënuar rritje.

Kështu, ditën e djeshme Policia e Kosovës ka dënuar një shofer me 150 euro gjobë pasi që i njëjti u ka bërë persion gomave, dhe ka kaluar nga njëri shirit në tjetrin në rrugën dy kahëshe, shkruan Indeksonline.

Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 700 gjoba trafiku. /Indeksonline/