75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

150 euro dënim veç pse voziste biçikletën në drejtim të gabuar, ndodhë kjo në Gjakovë

Dita e martë nuk nisi mbarë për të riun nga Gjakova, Automatik Berisha.

I njëjti derisa kishte dalë me biçikletë u ndalua nga policia e Kosovës, rreth orës 10:30. Këta të fundit e gjobiten me 150 euro, me arsyetimin se po ngiste biçikletën në drejtimin e gabuar, shkruan Indeksonline.

“Për derisa ishim në pikë kontrolli rr. “Nëna Tereza”- Gjakovë, personi i lartëcekur vjen në drejtim të kundërt me biqikletë. Pasi e ndalojmë i rekomandojmë të lëvizë në drejtim të duhur, ai refuzoi dhe prap lëviz në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Por, kjo gjobë po i duket e pavend Berishes, pasi që sipas tij banorët këtej parakalojnë në po të njejtën rrugë dhe nuk marrin asnjëherë dënime.

“Po kam dal edhe unë edhe krejt qytetarët e Gjakovës në qendër të Gjakoves. Po s’jam kan tu ecë në rrugë kryesore, po jam kan tu ecë në trotuar. Krejt kush ka kalu anej krejt i kanë lon me kalu, veç mu mtha ty duhet me të dënu”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline.

Vlen të përmendim faktin se janë gjithësej 1246 gjoba trafiku, të shqiptuara vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës. /Indeksonline/