75 Mall Live Search
11:58 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / C E

150 fitore në stolin e Realit, Zidane: Nuk do jem kurrë një Ferguson për Los Blancos!

Dy fitoret radhazi ndaj Sevillas në La Liga dhe Borussia Moenchengladbachu në Champions sukses që i siguroi jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e parë në grup Realit, është rikthyer qetësia në kampin e Los Blancosit, me stolin e Zinedine Zidanet, që tashmë nuk është më në pikëpyetje.

Ndaj gjermanëve të Gladbachut falë dy golave të Benzemas në pjesën e parë trajneri francez arriti fitoren e tij të 150-të në stolin madrilen.

Zidane ka 105 fitore në LaLiga, 28 në Champions League, 8 në Copa del Rey, 4 në Kupën e Botës për Klube, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e UEFA-s.

Skuadra ka shënuar 536 gola gjatë kohës së tij në krye. Por edhe pse është një nga trajnerët më fitues në historinë e Los Blancos, Zidane nuk mendon se mund të jetë një Alex Ferguson për Realin.

Kurrë nuk do të jem Alex Ferguson i Real Madridit. Dua të argëtohem dhe nuk e di se sa kohë do të qëndroj këtu. Thjesht mendoj se sa me fat jam që ndodhem këtu, por nuk e di deri kur”, u shpreh francezi.

Të shtunën Reali ka një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme pasi do të sfidojë kryesuesit e Atleticos në derbi.