75 Mall Live Search
21:12 / E Enjte, 22 Janar 2026 / Gj Sh

“1500 metra katrorë tokë bregdetare”, lojtarët e Senegalit shpërblehen fuqishëm nga presidenti

Presidenti i Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, ka njoftuar shpërblime të jashtëzakonshme për futbollistët e kombëtares që fituan Kupën e Kombeve të Afrikës, duke vlerësuar suksesin historik të ekipit në arenën kontinentale.

Sipas vendimit presidencial, secili prej 28 lojtarëve të ekipit fitues do të përfitojë një shpërblim në para me vlerë mbi 130,000 dollarë amerikanë, shkruan IndeksOnline.

Shpërblimet nuk ndalen me kaq, pasi ata do të përfitojnë edhe nga një parcelë toke bregdetare prej 1,500 metrash katrorë.

Kujtojmë që Senegtali ditë më parë arriti të fitonte Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti në finale kombëtaren e Marokos./IndeksOnline/